Telegrafi

Aguero mohon thashethemet për pensionim: Mendoni gjithmonë pozitivisht

Sergio Aguero ka publikuar një postim në Twitter duke diskutuar gjendjen e tij aktuale, pasi gjatë ditës u shfaqën thashethemet duke thënë se sulmuesi i Barcelonës mund t’i japë një fund të parakohshëm karrierës së tij.

33-vjeçari pësoi një aritmi në zemër gjatë barazimit 1-1 të Barcelonës kundër Alaves më 30 tetor, me të cilën më vonë u zbulua se ai do të jetë jashtë për tre muajt e ardhshëm.

Sot (e premte) gjatë ditës dolën lajme se problemi i Agueros mund të jetë më i madh sesa mendohej dhe argjentinasi mund të pensionohet nga futbolli i luajtur.

Lexo po ashtu Karriera e Agueros mund të përfundojë tani pasi gjendja e zemrës së tij është më e keqe se sa pritej

Megjithatë, Aguero ka qenë i shpejt për t’i mohuar thashethemet rreth një pensionimi të parakohshëm.

“Në përgjigje të thashethemeve, mund t’ju them se jam duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të klubit, duke kryer analiza dhe trajtime dhe për të parë se si do të evoloj brenda 90 ditëve. Mendoni gjithmonë pozitivisht”, ka shkruar Aguero në Twitter.

Për momentin, Barcelona nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje dhe po tregohet e kujdesshme me Agueron. /Telegrafi/