Telegrafi

Aguero mohon të ketë në kontratën e tij te Barcelona një klauzolë që e lidh me Messin

Sergio Aguero ka thënë se ai nuk ka asnjë klauzolë që e lidh atë me Lionel Messin në kontratën me Barcelonën.

Sulmuesi argjentinas kaloi te Blaugranasit si lojtar i lirë në verën e këtij viti, duke i dhënë fund karrierës së tij të ndritur në Ligën Premier me Manchester Cityn.

Aguero kaloi te skuadra katalunase pasi dëshironte te luante me bashkëkombësin e tij, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur, me këtë të fundit që kaloi po ashtu si lojtar i lirë te Paris Saint-Germain.

Më pas kishte zëra se sulmuesi dëshironte të largohej nga Camp Nou, pas largimit të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, mirëpo sipas Kun nuk është e vërtetë.

“Nuk e kuptoj përse janë këto bisedime. Kur unë nënshkrova, Leo ishte në bisedime dhe ishte rrugës për të arritur marrëveshje”, ka thënë Aguero për RAC1.

“Nuk e kam cekuar asnjëherë se ka klauzolë, kishte zëra se ka diçka të tillë, por nuk kishte asgjë”.

Messi dhe Aguero janë dy shokë shumë të ngushtë, mirëpo ky afat kalimtar i bashkoi, për t’i ndarë prapë. /Telegrafi/