Telegrafi

Aguero: Lampard për mua është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Premier

Frank Lampard kishte kaluar vetëm një sezon te Manchester Cityt, mirëpo kishte impresionuar Sergio Agueron me aftësinë e tij që të shënojë gola.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se legjenda e Chelseat për të është sulmuesi më i mirë në histori të Ligës Premier.

Derisa kishte dhënë një intervistë për City TV, Aguero ka zbuluar admirimin për trajnerin aktual të skuadrës londineze në kohën kur ishte si lojtar.

“Favoriti im, do ta zgjedhja Frank Lampardin, që nuk ishte sulmues, mirëpo qëndron në dhjetë top dhjetëshen e golashënuesve më të mirë. Ai e meriton këtë vlerësim”, ka thënë argjentinasi.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Lampardit si trajner i Chelseat: Jam jashtëzakonisht krenar, mezi pres të filloj punën

“E kisha shansin që të luajë përkrah tij dhe ishte një kohë e çmuar. Ai është shumë profesional dhe një njeri që duhet respektuar”, ka shtuar më tej Aguero.

Lampard në Ligën Premier ka arritur t’i bëjë 609 paraqitje, duke shënuar 117 gola dhe ka bërë 102 asistime, gjersa tani ka marrë drejtimin e Chelseat. /Telegrafi/