Sergio Aguero është i bindur se Harry Kane do të ishte ideal dhe do bëhej një yll i madh te Real Madridi.
Aguero, i cili ka qenë i lidhur me Realin për pjesën më të madhe të kohës me Manchester Cityn dhe është gjithashtu i njohur me ta pasi ka luajtur për Atleticon, ka larguar zërat përreth tij.
Kjo pasi sulmuesi argjentinas ka folur për një telenovelë tjetër, atë të Harry Kane te Real Madrid.
Sulmuesi i Manchester Cityt është i bindur në aftësitë e yllit anglez të Tottenhamit, Kane, duke thënë se ai do ishte ideal për sulmin e skuadrës nga Bernabeu.
“E vërteta është se lojtarët e kësaj cilësie, mendoj se ata nuk do të kishin asnjë problem për të luajtur për një klub kaq të rëndësishëm si Real Madrid”, ka thënë fillimisht Aguero për Kane.
“Unë nuk e di se çfarë po mendon, por ky nuk është problemi im – është i tij”.
“Ai do ishte ideal për Reali, do të bëhej yll aty”, përfundoi sulmuesi argjentinas.
Ndryshe, gjatë ditës është përmendur një ofertë e lartë e Mbretërve për anglezin, në të cilën përfshihet edhe kartoni i Gareth Bale si pjesë e shkëmbimit. /Telegrafi/