Telegrafi

Aguero informon familjen për planet e tij për transferim te Barcelona

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është gati të deklarojë se ka në plan të bashkohet me Barcelonën këtë verë.

Ylli argjentinas është në muajt e fundit të kontratës me Cityn dhe në verë pritet të largohet nga Etihad.

Sipas mediumit La Porteria, Barca i paraqiti një ofertë para-kontrate Agueros këtë javë dhe argjentinasi është i impresionuar.

Lexo po ashtu Aguero ua tregon kërkesat financiare klubeve të interesuara

Marrëveshja është për dy vjet dhe Aguero tani ka informuar miqtë dhe familjen se ai do të luajë për Barçën sezonin e ardhshëm.

Aguero do të largohet nga City pas dhjetë vitesh me klubin dhe gjithmonë ka planifikuar të vazhdojë karrierën e tij në Evropë.

Ardhja e 32-vjeçarit pritet të forcojë dorën e Barçës në negociatat me mikun e tij të mirë Lionel Messi në lidhje me një kontratë të re. /Telegrafi/