Sergio Aguero ka përsëritur se është “shumë i lumtur” në Manchester City dhe ka hedhur poshtë thashethemet se ai mund të kalojë te Real Madrid.
Sulmuesi argjentinas ishte lënë disa ndeshje në banke rezervë nga trajneri Pep Guardiola ose edhe ishte zëvendësuar.
Kjo situatë çoi në spekulimet se ai mund të largohet nga klubi anglez, por Aguero ka zbuluar se ai do të ribashkohej vetëm me klubin e tij të parë, Independiente.
“Ka kohë që qarkullojnë thashethemet në lidhje me Real Madridin, por e vërteta është se unë jam shumë i lumtur në City, sidomos me ardhjen e Pep”, ka thënë 28-vjeçari për ESPN FC Radio në Argjentinë, përcjell Telegrafi.
“Ai ka ndihmuar më shumë të rritet si lojtar dhe ne flasim shumë. Unë jam i lumtur në City dhe shpresoj që të përfundojë kontratën time dhe të kthehem në Independiente”, përfundoi sulmuesit argjentinas. /Telegrafi/