Site icon Telegrafi

Aguero dëshiron të dëgjojë ofertat nga Tottenhami dhe Chelsea

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero është i etur të dëgjojë nga rivalët anglez të Tottenham Hotspur dhe Chelsea.

Sipas mediumit The Telegraph, Aguero do të largohet nga City kur skadon kontrata e tij dhe thuhet se është i hapur për të lëvizur te Chelsea ose te Spurs.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka përjashtuar një lëvizje për argjentinasin dhe Ole Gunnar Solskjaer ka bërë të njëjtën gjë për Manchester Unitedit.

Lexo po ashtu Solskjaer hedh poshtë kategorikisht mundësinë e transferimit të Agueros: Kur luan për një dekadë te një klub, nuk mund të shkosh te rivali lokal

Kjo kufizon opsionet e Agueros, me legjendën e Cityt të etur për të provuar veten në Angli jashtë Etihad.

32-vjeçari ka shënuar 257 gola që kur u transferua në Ligën Premier në vitin 2011 dhe do të qëndronte në këto brigje për ofertën e duhur.

Tottenham mund ta ketë të vështirë të joshë yllin e Cityt në Londrën e Veriut, por ka tërheqjen shtesë të bashkëvendësve Erik Lamela, Giovani Lo Celso dhe Paulo Gazzaniga. /Telegrafi/

Exit mobile version