Site icon Telegrafi

Aguero dënohet me katër ndeshje moslojë, kurse Fernandinho me tri

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është dënuar me katër ndeshje moslojë.

E gjitha kjo pas kartonit të kuq që mori në ndërhyrjen ndaj mbrojtësit të Chelseat, David Luiz, në humbjen 3-1 të shtunën.

Lexo po ashtu Costa vrapon nga banka rezervë vetëm për t’u përfshirë në përleshjen ekipore mes lojtarëve të Chelseat dhe Cityt (Video)

Argjentinasi do të mungojë ndaj Leicesterit, Watfordit, Arsenalit dhe Hull Cityt.

Përveç 28-vjeçarit është dendur edhe mesfushori Fernandinho, por ky me tri ndeshje.

Braziliani u ndëshkua me të kuq pas përleshjes me Cesc Fabregas. /Telegrafi/

Exit mobile version