Sergio Aguero ka shënuar golin e tij të 200-të për Manchester Cityn në ndeshjen ndaj Chelseat, e vlefshme për Community Shield.
Sulmuesi argjentinas ka qenë dhe mbetet njëri nga golashënuesit me të mirë në botë dhe tashmë këtë po e dështon çdo ditë me arritjet e tij në Angli.
Aguero mbërriti te Man City në vitin 2011, për një tarifë prej 38 milionë funtesh dhe ky transferim ka dalë të jetë njëri nga më të suksesshmit në Ligën Premier.
Vetëm një herë, sulmuesi 30-vjeçar nuk arriti të shënojë 20 apo më shumë gola gjatë kohës së tij në City, me 17 të tilla të regjistruara në sezonin 2012-13.
12. 200 CITY GOALS FOR @aguerosergiokun!!! pic.twitter.com/RxBslED2p9
— Manchester City (@ManCity) August 5, 2018
Ai ka kaluar rregullisht 30 paraqitje për Qytetarët për çdo sezon, dhe atë e arriti edhe në sezonin e kaluar.
Aguero do të shpresojë për të njëjtën gjë në 2018-19, ndërsa Pep Guardiola ka gjasa të shikojë tek ai frymëzimin për mbrojtjen e titullit në Ligën Premier dhe sfidimin e trofeut të Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi tashmë ka tundur rrjetën edhe në këtë sezon, me një gol të bukur gjatë takimit ndaj Chelseat në stadiumin Wembley të vlefshme për FA Community Shield.
200 – Sergio Aguero's 200 goals for Man City:
146 Right Footed
35 Left Footed
19 Headed
181 Inside Box
19 Outside Box
Breakdown. https://t.co/i5nBnBmXkQ— OptaJoe (@OptaJoe) August 5, 2018
Me këtë gol, Aguero arrin në kuotën e 200 golave me fanellën e Cityt duke u bërë i pari në histori të klubit, por Guardiola, ekipi anglez dhe sulmuesi argjentinas presin shumë më tepër gola për të ardhur në sezonin 2018-19.
Në krye të sezonit të ri, ai aktualisht është vetëm shtatë gola larg shifrës së 150 golave në Ligën Premier dhe shtatë paraqitjeve konkurruese larg arritjes 300 ndeshjeve me fanellën e Cityt në të gjitha garat. /Telegrafi/