Telegrafi

Agoni dhe Skivi darkojnë bashkë, s’kanë pasur asnjëherë probleme (Foto)

Duket se keqkuptimet në Babastars janë tejkaluar.

Ditë më parë shpërtheu në media spekulimi për një përplasje mes Agon Amigës dhe Skivit, dy shokëve të vjetër të një prej labelave më të popullarizuar të hip hopit shqiptar.

Kjo u pasua me shumë raportime, pasi vet Agon Amiga ja largoi “followin” në Instagram Skivit.

Lexo po ashtu A po largohet Agon Amiga nga Babastars?

Kështu së paku vërehet nga një postim më i fundit në Snapchat nga menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti, ku shihen ai, Onati, Agon Amiga dhe Skivi, të gjithë të buzëqeshur që vërteton se mes tyre ska pasur probleme, shkruan Telegrafi.

Dekori dhe Onati i bëjnë bashkë Agonin dhe Visarin. Foto: Snapchat

Së shpejti priten projekte të reja me Skivin protagonist bashkë me Agonin dhe antarët tjerë.