Telegrafi

Agolli: Etrit Berisha është dashur të jetë më i kujdesshëm

Shqipëria ka pësuar në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin Elbasan Arena kundër Izraelit me rezultat të papritur prej 3-0.

Lexo po ashtu Penalltitë dhe kartonët e kuq ndëshkojnë Shqipërinë (Video)

Ansi Agolli, i cili luajti përgjatë 90 minutave, pohoi se kartonët përcaktuan rrjedhën e ndeshjes dhe se nuk e kishte pritur këtë humbje, transmeton Telegrafi.

“Është e vështirë të flasësh pas një ndeshje pa dy lojtarë. Por, duhet të shikojmë përpara. Shumë gjëra është dashur të bëhen ndryshe. Kartoni i parë ishte i momentit, kurse i dyti ishte i nervozizmi dhe se Etrit Berisha është dashur të tregohet më i kujdesshëm”, tha Agolli.

Pas kësaj humbje, Shqipëria zë pozitën e katërt me gjashtë pikë të grupit G, ndërsa Izraeli gjendet në vendin e tretë me nëntë pikë. /Telegrafi/