Telegrafi

Agnesa Vuthaj e gjen veten rastësisht në portretet e një restoranti (Foto)

Këngëtarja Aurela Gaçe para disa ditësh publikoi një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet murin e një restoranti në Tiranë në të cilin gjendeshin disa portrete të personazheve të njohur shqiptarë.

Aty rastësisht kishte parë që ndodhej edhe portreti i saj, gjersa pranë saj gjendeshin edhe shumë personalitete të tjera.

Lexo po ashtu Agnesa Vuthaj mesazh prekës për babain (Foto)

Në këtë kolazh portretesh gjendej edhe modelja e njohur kosovare Agnesa Vuthaj, e cila me të parë këtë postim, e ka ndarë edhe ajo më vonë me fansat në rrjetet sociale.

Mesa duket edhe ajo është emocionuar shumë kur ka parë fotografinë e saj në mur. /Telegrafi/