Telegrafi

Agnesa reagon ashpër: “Biznesmeni” është fans, spekulimet janë shpifje

Ish-miss Kosova dhe ndërmarrësja e suksesshme, Agnesa Vuthaj, ashpër ka kritikuar mediat, të cilat kanë raportuar se ajo është në lidhje me një biznesmen.

Agnesa ishte e pranishme në mbrëmjen humanitare për mbledhjen e fondeve për personat me sindromin DOWN, por duket se nga kjo mbrëmje Agnesa ka mbetur me shije të hidhur.

Bukuroshja realizoi një sërë fotosh me mysafirë prezent në këtë mbrëmje, por duket se një prej këtyre fotografive u interpretua nga disa mediume si një dalje publike me një person të panjohur, që u besua të jetë një biznesmen.

Megjithatë, në një reagim të gjatë në faqen e saj në Facebook, Agnesa ashpër ka kritikuar spekulimet për jetën e saj private, duke mohuar se mund të jetë në lidhje me personin në fjalë, të cilin ajo e përshkroi si çdo fans tjetër, e sikur me çdo fans ajo edhe buzëqesh, transmeton Telegrafi.

Reagimi i plotë i Agnesës:

Duke qene person publik qe shume vite, me ka ndodhur shpesh te degjoj dhe te lexoj fjale e lajme te paverteta per veten, te sajuara nga persona te caktuar per interesa te caktuara, te cilat gjithmone i kam injoruar dhe as nuk kam marrur mundin t’i demantoj, sepse nuk kam dashur te ju jap rast personave te tille te permenden ne nje deklarate timen, e as mediumit i cili ka publikuar te tilla lajme, Kete periudhe, me lulezimin e hovshem te portaleve, verehet qe cdo kush, qe ka nje mik punonjes ne portal apo qe ka ca para te mjaftueshme per te paguar nje shkrim, mund te publikoj cfare do qe i shkon ne mendje, ose cfare do qe mendon qe mund t’i sjelle “fame” ne rrethin ku jeton.
I tille ishte edhe ky lajm qe paska publikuar Indeksonline. E verejta qe nga titulli qe lajmi shkon ne favor te personit te ashtuquajtur biznesmen, i cili ne te vertete u paraqit si nje fans i zakonshem qe me priste tek dera e salles ku u mbajt gala mbremja te enjten, per te me kerkuar nje foto, dhe per te me lutur edhe per nje te dyte e te trete, madje duke me ardhur pas ne korridoret e Swiss Diamond per te m’u pergjeruar edhe per nje foto tjeter, sepse i kishte kontrolluar dhe nuk kishte dalur mire ne foto. Sic duket nuk paskan qene rezulucion i mjaftueshem per portalin, per te, apo per personin qe mund ta kete shtyer ta beje ate veprim, dhe i eshte dashur patjeter te insistoj per nje foto te kualitetit te larte qe te shoqeroj lajmin, i cili do te publikohej te nesermen, pas afer 24 oresh, pasiqe sigurisht eshte dashur te pritet ora 21.00 ku klikimet dhe lexueshmeria jane me larta.
Nje informate shtese, foto te tilla, e qeshur prane atyre qe e kerkojne nje foto me mua, kam realizuar me mijera ne keto 12 vite karriere publike.

Ky eshte linku per te cilin kam shkruar dhe kam nje kerkese, nese dikush e njeh personin ne foto, ju lutem me nisni emrin dhe mbiemrin e tij.