Telegrafi

Agnesa ndihmon të mbijetuarit në Nepal (Foto)

Personalitetet e njohura botërore kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar popullin e Nepalit pas tragjedisë si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka goditur këtë vend.

Pjesë e njërit prej donacioneve është bërë edhe Agnesa Vuthaj, e cila përmes llogarisë së saj në Instagram ka treguar se ka dhuruar për këtë ngjarje tragjike.

“Sapo dhurova për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Nepal, shpresoj se edhe ju do të veproni njëjtë”, ka shkruar përbri një fotoje të publikuar në Instagram, Agnesa, transmeton Telegrafi.

Megjithëse, bukuroshja ka kërkuar që edhe të tjerët të ndjekin rrugën e saj, ajo nuk ka zbuluar shumën e të hollave apo në çfarë forme iu ka bashkangjitur këtij aksioni bamirës.

Përndryshe, Agnesa po vazhdon punën në sjelljen e linjave të reja të çantave dhe këpucëve për femra. /Telegrafi/