Telegrafi

Presidenti i Juves, Agnelli udhëton në Baku dhe takohet me Sarrin

(Foto: Getty Images/Guliver/Tuttosport)

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka qëndruar në të njëjtin hotel në Baku, ku ka qëndruar skuadra e Chelseat, ndërsa mëngjesin e të mërkurës thuhet se pasur një takim me Maurizio Sarrin.

Trajneri i Bluve është shënjestra kryesore e Zonjës së Vjetër për ta zënë vendin e Massimiliano Allegrit, i cili nuk do të jetë më në krye të Bianconerëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Maurizio Sarri

Edhe pse është i përqendruar që ta fitojë Ligën e Evropës (kundër Arsenalit), Sarri nuk e ka refuzuar takimin me shefin e Juves.

Sipas Tuttosport (që ka siguruar fotografi të Agnellit në Baku), dy personalitetet e futbollit janë takuar me njëri-tjetrin dhe kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër.

Prezenca e Agnellit në hotelin ku qëndron Sarri ka rëndësi të madhe, duke qenë se një veprim të ngjashëm e kishte bërë kur e bindi Cristiano Ronaldon që të largohej nga Real Madridi dhe të nënshkruante për Juventusin. /Telegrafi/