Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka qëndruar në të njëjtin hotel në Baku, ku ka qëndruar skuadra e Chelseat, ndërsa mëngjesin e të mërkurës thuhet se pasur një takim me Maurizio Sarrin.
Trajneri i Bluve është shënjestra kryesore e Zonjës së Vjetër për ta zënë vendin e Massimiliano Allegrit, i cili nuk do të jetë më në krye të Bianconerëve.
Edhe pse është i përqendruar që ta fitojë Ligën e Evropës (kundër Arsenalit), Sarri nuk e ka refuzuar takimin me shefin e Juves.
Esclusivo: #Juve, #Agnelli a #Baku da #Sarri! ⬇️ https://t.co/leksdbvP83
— Tuttosport (@tuttosport) May 29, 2019
Sipas Tuttosport (që ka siguruar fotografi të Agnellit në Baku), dy personalitetet e futbollit janë takuar me njëri-tjetrin dhe kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër.
Prezenca e Agnellit në hotelin ku qëndron Sarri ka rëndësi të madhe, duke qenë se një veprim të ngjashëm e kishte bërë kur e bindi Cristiano Ronaldon që të largohej nga Real Madridi dhe të nënshkruante për Juventusin. /Telegrafi/