Një nga temat më të përfolura në botë e futbollit është kalimi i mundshëm i Cristiano Ronalos nga Real Madridit në Juventus.
Aktualisht portugezi po kalon pushimet në Greqi, ku është duke menduar rreth ofertës së Zonjës së Vjetër.
Por, ka mjaftuar një udhëtim i presidentit të Juves, Andrea Agnelli, drejt Greqisë nga aeroporti i Pisas (Itali), që mediat të flasin për një takim të mundshëm mes tyre.
Juventusi ka shprehur gatishmëri t’i paguajë Ronaldos rrogë vjetore në vlerë 30 milionë euro.
Ndërsa transferimi i CR7 nga Los Blanocs te Zonja e Vjetër pritet të kushtojë 100 milionë euro.
Me Ronaldon në skuadrës kampionët e Serie A do të ishin favorit për Scudetto edhe për një sezon, ashtu edhe për të fituar Ligën e Kampionëve.
Për Realin në 438 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 450 gola. /Telegrafi/