Telegrafi

Agnelli shumë i zhgënjyer me vendimin e Juventusti për tu larguar nga Superliga Evropiane

Gazzetta dello Sport shkruan se Andrea Agnelli u zemërua kur iu tha nga drejtorët e Juventusit se klubi do të tërhiqej nga projekti i Superligës Evropiane.

Bianconerët lëshuan një deklaratë zyrtare dje, duke konfirmuar vendimin e tyre për të dalë nga projekti që fillimisht shkaktoi protesta midis tifozëve evropianë gjatë fillimit të tij të mëparshëm në vitin 2021.

Agnelli ishte një nga forcat shtytëse pas projektit të Superligës së bashku me Florentino Perez të Real Madridit dhe Joan Laporta të Barcelonës.

Pas tërheqjes së Juventusit, dy skuadrat spanjolle janë klubet e vetme që mbeten të lidhura me projektin tani.

Gazzetta detajon se si Agnelli u informua personalisht për vendimin e Juventusit për t’u tërhequr nga Superliga në një telefonatë me drejtuesit e klubit.

Ish-presidenti i Bianconerëve nuk e priti mirë lajmin, duke i akuzuar furishëm drejtuesit aktual për vendimin.

Lexo po ashtu Juventusi largohet zyrtarisht nga Superliga Evropiane

Agnelli, së bashku me homologët e tij në A22 Management, tani po kontaktojnë klubet në të gjithë Evropën, madje edhe ato që konsiderohen të nivelit të mesëm, për t’i bindur që t’i bashkohen projektit të Superligës./Telegrafi/