Telegrafi

Agnelli provokoi hapur klubet e tjera nga Serie A – në mbledhje shpërtheu edhe nervozizmi

Pronari i Juventusit, Andrea Agnelli tha se asgjë nuk ndryshon me Superligën Evropiane.

Klubet diskutuan për formatin e ri të shkëputur në një Asamble të jashtëzakonshme në Serie A natën e kaluar dhe presidenti i Zonjës së Vjetër u mor në pyetje nga klubet e tjera.

La Repubblica raporton se tensioni i madh ishte veçanërisht i drejtuar ndaj presidentit Biankoner, i cili provokoi një reagim me përgjigjen e tij ndaj shqetësimit të klubeve të tjera.

Lexo po ashtu Perez flet për të gjitha: Kontrata që klubet kanë me Superligën, PSG dhe Bayerni, sanksionet nga UEFA dhe në fund për CR7, Mbappen dhe vizitën e babit të Haaland

“Me 350 milionë euro të garantuara në vit, Scudetto do të fitohet gjithmonë nga Juventusi, Milan dhe Interi”, kishte thënë Agnelli.

Pronari i Juventusit më pas u përgjigj: “Por, ka qenë kështu për 80 vjet, besoj”.

Lexo po ashtu Referimi në Superligën Evropiane do të jetë tjetër nivel – gjyqtarët do të jenë të pajisur ‘deri në dhëmbë’

Një përgjigje që thuhet se provokoi presidentët e tjerë, ndërkohë të tre ekipet këmbëngulën se donin të qëndronin në Serie A.

Raportimi zbulon se liga ka pranuar se nuk ka mundësinë ligjore ose komoditetin për të larguar tre klubet e mëdha.

Lexo po ashtu “E papranueshme, si mund të ndodhë kështu”  - Perez i reagon ashpër Ceferinit në fyrjen që i bëri Agnellit

Por, FIGC mund të bëjë një marrëveshje me UEFA, dhe kështu pritet një betejë e gjatë në gjykatë. Do të përfshinte gjithashtu çështjen e të drejtave televizive. /Telegrafi/