Telegrafi

Agnelli dhe Juventusi festojnë arritjen në finalen e Kupës së Italisë

Presidenti Andrea Agnelli ka uruar lojtarët e Juventusit në rrugën e tyre drejt dhomës së zhveshjes pas fitores 2-0 ndaj Fiorentinës të mërkurën mbrëma.

Zonja e Vjetër është kualifikuar në finalen e Coppa Italia për herë të 21-të.

Bianconerët do të përballen me Interin në Stadio Olimpico të Romës më 11 maj.

Lexo po ashtu Juventusi fiton dhe kalon në finale të Kupës së Italisë, do të takohet me Interin për trofeun

Fitorja e tyre 2-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë u festua nga lojtarët dhe anëtarët e stafit të cilët u përshëndetën nga presidenti i klubit Agnelli në kthimin e tyre në zhveshtore.

Juventusi e ka postuar videon e festet në të gjitha rrjetet sociale.

Coppa Italia është shansi i fundit për Bianconerët për të fituar një trofe këtë sezon.

Herën e fundit që ata përfunduan një sezon duarbosh ishte në sezonin 2010/11 nën drejtimin e Luigi Delnerit. /Telegrafi/