Mauro Icardi mund të vendoset t’i bashkohet Juventusit në një marrëveshje huazimi në janar, pasi gruaja dhe agjentja e tij Wanda Nara u takua me presidentin e Bianconerëve, Andrea Agnelli.
28-vjeçari ka shënuar vetëm tre gola në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, dhe ka bërë vetëm gjashtë ndeshje si titullar në Ligue 1.
Ardhja e Lionel Messit ka kufizuar kohën e tij të lojës dhe ai është penguar më tej pas një skandali jashtë fushës që përfshiu atë dhe gruan e tij Wanda Nara.
Kjo ka bërë që sulmuesi argjentinas të lidhet me një largim nga PSG dhe rikthimi në Serie A duket shumë i mundshëm.
Sipas mediumit FootMercato, agjentja dhe gruaja e Icardit, Ëanda Nara, është takuar me zyrtarë të Juventusit.
Gjigantët italianë janë duke eksploruar një marrëveshje të mundshme huazimi për 28-vjeçarin përpara afatit kalimtar të janarit.
Sidoqoftë, Wanda Nara po flet gjithashtu me një numër klubesh të tjera italiane teksa kërkon të sigurojë një rikthim në Serie A për Icardin.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka nevojë të madhe për një golashënues pasi ka shënuar vetëm 22 gola në 16 ndeshje të Serie A. /Telegrafi/