Site icon Telegrafi

Agjentja e Haaland e përshkruan transferimin e norvegjezit te Man City si ‘të hidhur’ dhe zbulon synimet për të ardhmen e tij

Agjentja e Erling Haaland ka zbuluar gjithçka rreth transferimit të tij te Manchester City dhe ka lënë të kuptohet për të ardhmen e tij.

23-vjeçari bëri lëvizjen nga Borussia Dortmund te City në vitin 2022 për 65 milionë euro dhe menjëherë mori titullin e Ligës Premier duke thyer rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm.

Golat e tij ishin vendimtare pasi City arriti një tripletë historike duke u bërë vetëm skuadra e dytë angleze që e bën këtë pas rivalëve të tyre vendas Manchester United.

Në një intervistë ekskluzive me Flashscore, agjentja e Haaland, Rafaela Pimenta ka folur për lëvizjen e tij në Ligën Premier dhe ka dhënë një aluzion për të ardhmen e klientit të saj.

“Ajo që do t’ju them është e trishtueshme. Sepse, nga këndvështrimi im, transferimi i Haalandit kishte shije të hidhur”, shpjegoi ajo.

“Me fjalë të tjera, e ëmbël dhe e hidhur në të njëjtën kohë. Dhe pse ishte kështu? Sepse Mino (Raiola) nuk ishte aty”.

Lexo po ashtu Lista me 16 futbollistët më të pasur në futboll – njëri është 33 herë më i pasur se Ronaldo

“Do të kisha dashur të isha me të në atë moment, në momentin e transferimit, në momentin e nënshkrimit dhe veçanërisht në kohën e ndeshjes së parë të Haaland”, shtoi ajo.

Pimenta u pyet gjithashtu për të ardhmen e sulmuesit dhe nëse klubet e tjera mund ta bindin atë të largohet nga City apo mund të jetë një ‘njeri i një klubi’.

Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

“Nuk e di, por mendoj se projekti i Erling Haaland është ai që do të zgjasë me kalimin e kohës, gjatë viteve të ardhshme. Do të varet gjithashtu nga tendencat në futboll”, vazhdoi ajo.

“Në çdo rast, një gjë është e sigurt sot, Erling Haaland ndihet si në shtëpinë e tij në Manchester City. Ai është 1000 për qind i përkushtuar ndaj projektit të Cityt dhe tashmë po pret me padurim sezonin e ri me klubin”, ka potencuar më tej Pimenta. /Telegrafi/

Exit mobile version