Telegrafi

Agjenti i Zaniolos udhëton drejt Londrës, sulmuesi pritet të transferohet në Ligën Premier

E ardhmja e Nicolo Zaniolos duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Sulmuesi italian është nxjerr në shitje nga Roma që nuk i ka ofruar vazhdimin e kontratës me kushtet e kërkuara nga ai.

Kësisoj gjatë ditës së sotme, agjenti i lojtarit Claudio Vigorelli ka udhëtuar drejt Londrës për të biseduar me disa skuadra për të ardhmen e italianit.

Tottenham Hotspur mbetet favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij pasi trajneri Antonio Conte e do shumë Zaniolon.

Por në garë për italianin janë edhe Arsenal, West Ham United, Nottingham Forest dhe Newcastle United.

Lexo po ashtu Zaniolo kërkon largimin e menjëhershëm nga Roma, pesë klube vihen pas tij

Roma është pajtuar të shes yllin e tyre për një shumë prej 40 milionë eurove plus bonuset.

Tani agjenti i Zaniolos do të bisedoj me skuadrat angleze për pagën e lojtarit e cila pritet të jetë në Angli rreth pesë milionë euro në sezon. /Telegrafi/