Telegrafi

Agjenti i Wijnaldumit i hap derën një transferimi te Bayern Munichu

Agjenti i Georginio Wijnaldum, Humphry Nijman, ka lënë derën e hapur për Bayern Munich për të diskutuar një marrëveshje për mesfushorin e Liverpoolit.

Ndërsa gjërat qëndrojnë kështu, 30-vjeçari holandez do të marrë një sfidë të re gjatë verës.

Kontrata e tij në Anfield po mbaron dhe nuk ka pasur asnjë tregues se do të nënshkruhen kushte të reja, duke hapur rrugën që klubet evropiane të hyjnë në bisedime për transferimin e holandezit.

Lexo po ashtu Liverpooli duket se ka hequr dorë nga Wijnaldumi

Gjigandët gjermanë të Bayernit janë të fundit që janë lidhur me një transferim falas të Wijnaldum dhe agjenti i lojtarit ia ka hapur derën tashmë.

“Wijnaldum është një transferim falas dhe i mban të gjitha opsionet të hapura”, ka thënë fillimisht Nijman për Sport1.

Lexo po ashtu Bayerni futet në bisedime me Wijnaldum

“FC Bayern është një klub i shkëlqyeshëm. Nëse jeni të interesuar për të, ju lutem mos ngurroni të flisni me ne”, përfundoi agjenti.

Wijnaldum ka qenë së fundmi i lidhur edhe më një transferim te Barcelona dhe Interi. /Telegrafi/