Si rezultat i financave të dobëta, Barcelona nuk ka shumë liri veprimi në drejtim të përmirësimit të skuadrës së tyre gjatë afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht kësaj, ata ende synojnë ta bëjnë këtë duke sjellë sulmuesin Vitor Roque, gjashtë muaj pasi u arrit një marrëveshje me klubin brazilian, Athletico Paranaense.
Barcelona nuk ishte në gjendje të nënshkruante menjëherë Roquen për shkak të kufizimeve të Fair Play Financiarit, por ka optimizëm se ai mund t’i bashkohet skuadrës së Xavi Hernandez për gjysmën e dytë të sezonit 2023/24.
Xavi është i etur të ketë Roque në dispozicion, por kjo do të varet nëse sigurohet se mund të krijohet hapësirë në buxhetin e tyre financiar.
Nëse ata mund ta bëjnë këtë, braziliani do t’i bashkohet ekipit, pasi agjenti i tij, Andre Curry, zbuloi për RAC1 se të gjitha palët kanë rënë dakord që lojtari të shkojë në Kataluni në janar.
“Gjithçka është gati që Vitor Roque të nënshkruajë me Barcelonën në janar 2024. Gjithçka është dakorduar me klubet dhe me lojtarin. Askush nuk më ka thënë ndryshe, kështu që Vitor Roque do të jetë në projektin sportiv të Barcelonës në janar 2024”, ka thënë fillimisht Cury.
Cury gjithashtu zbuloi se Roque është përpara afatit në rikuperimin e tij nga dëmtimi i kyçit të këmbës që pësoi kundër Internacionalit muajin e kaluar.
“Vitor Roque rikuperohet shumë mirë dhe do të jetë gati për katër javë. Ai është një djalë i ri, i fortë dhe falënderojmë Zotin që gjithçka ka shkuar shumë mirë”, përfundoi agjenti i sulmuesit.
Barcelona, dhe veçanërisht Xavi, do të jenë absolutisht të kënaqur të shohin Roquen t’i bashkohet klubit në mundësinë e ardhshme. Në më pak se dy muaj, 18-vjeçari duhet të vishte për herë të parë ngjyrat e Blaugranëve. /Telegrafi/