Marco Verratti nuk do të bashkohet as me Milanin e as me Juventusin, dhe këtë e thotë agjenti i tij.
Italiani ka qenë i pakënaqur me ndërrimin nga trajneri Unai Emery në ndeshje me Marseillen.
“A ka ndonjë shpresë për Juve dhe Milanin? Marco dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve me Parisin, për tani nuk ka tendenca për të ndryshuar mjedis”.
“Ajo që më pengon mua janë gazetarët e radios dhe televizionit, e jo klubi që e kanë vënë lojtarin ën qendër të projektit të tyre”
“Marco meriton respekt”, ka thënë agjenti i tij. /Telegrafi/