Site icon Telegrafi

Agjenti i Van de Beek: Coronavirusi ka ndryshuar situatën e disa klubeve

Donny Van de Beek ishte një emër i nxehtë në tregun e transferimeve të verës së kaluar pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Ajaxin në Eredivisie dhe Ligën e Kampionëve.

Mesfushori ishte pjesë kryesore e sukseseve të ekipit holandez, dhe verën e kaluar pati një interes të madh nga ekipet spanjolle për të, pasi gjysma e Evropës garoi për të rrëmbyer holandezin e talentuar.

Në fund, van de Beek zgjodhi të qëndrojë te Ajaxi, ndërsa u larguan disa nga emrat e tjerë të mëdhenj, një vendim i cili në atë kohë dukej i pjekur.

Lexo po ashtu Van de Beek flet për të ardhmen e tij: Më pëlqen të luaj në vendet me diell

Ai mund të zhvillohej dhe të luante një vit tjetër, dhe të lëvizte këtë verë kur koha i përshtatej. Në vend të kësaj, coronavirusi ka goditur botën dhe ka lënë van de Beek në pikëpyetje për të ardhmen e tij.

Ekipe si të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin, të cilët supozohej se do të garonin për të, tani nuk janë të sigurt se çfarë forme do të marrë tregu i transferimeve.

Donny van de Beek (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Agjenti i tij, Guido Albert pranoi se situata globale ka ndryshuar rrjedhën e çdo marrëveshje.

“Coronavirusi ka ndryshuar situatën e disa klubeve dhe ne duhet të shikojmë nga afër këtë”, ka thënë shkurtimisht Albers për Mundo Deportivo. /Telegrafi/

Exit mobile version