Agjenti i Thiago Silvas ka konfirmuar se mbrojtësi mund të rikthehet te Milani në këtë verë.
Mbrojtësi brazilian kishte bërë emër pikërisht ter Rossonerët, madje ishte bërë kapiten i skuadrës shkaku që ishte lojtar vendimtar.
Silva kishte fituar Scudetton me Milanin në vititn 2011, ndërsa një vit më vonë kishte kaluar te Paris Saint-Germain.
35-vjeçari është i gatshëm që të largohet nga Parku i Princave në këtë verë, derisa skuadra italiane është e gatshme që ta rikthejë atë në San Siro.
“Në futboll gjithçka është e mundur, por ai duhet të pres dhe të shikojë se çfarë do të ndodhë me situatën e krijuar nga pandemia”, ka thënë agjenti Paulo Tonietto.
“Ai është një admirues i madh i Milanit, vitet atje ishin fantastike për të dhe fitojë shumë respekt në San Siro”.
“Është i njohur për të gjithë tifozët dhe për ndikimin që kishte bërë aty”, ka shtuar më tej ai.
Edhe pse Silva mund të arrijë si transferim i lirë nga PSG, paga e tij e lartë do të ishte një problem për Milanin. /Telegrafi/