Agjenti i Susos është parë në një takim me Romën, por Mialni kërkon së paku 30 milionë euro për të.
Spanjolli vazhdimisht është lidhur me një kalim te Roma këtë verë, por edhe drejtori i përgjithshëm Leonardo edhe trajneri, Gennaro Gattuso, e kanë bërë të qartë se ai është njeriu kryesor në San Siro.
Përkundër kësaj, Sky Italia e ka kapur në flagranë Alessandro Luccin teksa po largohej nga Trigoria, duke dhënë indikacione se Roma po kërkon futbollistin.
Agjenti ka marrëdhënie të mirë më Romën pas rinovimit të Florenzit dhe besohet se ai ka qenë i pranishëm për të diskutuar për anësorin e Milanit.
Sky beson se përkundër komenteve publike, Rossonerët nuk e konsiderojnë Suson të pashitshëm, por vetëm se po kërkojnë 30 milionë euro për të.
Milani ka filluar një fazë tranzicionale pas ndërimit të pronësisë, lëvizje që e panë Leonardon të rikthehet në pozitën e drejtorit sportiv. /Telegrafi/