Telegrafi

Agjenti i Skrtel zbulon se sllovaku ka refuzuar Barçën në janar

Martin Skrtel (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Barcelona ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi gjatë afatit kalimtar të janarit dhe një nga idetë e klubit spanjoll ishte mbrojtësi sllovak, Martin Skrtel.

Transferimi nuk ndodhi pasi ish-lojtari i Liverpoolit refuzoi katalunasit pasi dëshironte qëndrimin te Fenerbahce, e gjitha kjo u zbulua nga agjenti i tij Mithat Halis.

“Barcelona insistoi në transferimin e Skertel në muajin e kaluar pasi kishin nevojë për një alternativ”, ka thënë Halis për Diario AS.

Martin Skrtel gjatë ndeshjes Fenerbache-Benfica (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

“Ata dëshironin dikë që do të ishte përkrahje për Gerard Piquen dhe Samuel Umtitin, por Martin nuk dëshiroi të ishte në atë pozitë”.

“Mendoj se është mbrojtës më i mirë se Clement Lenglet, por Martin është i lumtur në Stamboll te Fenerbahce, ai ka rol të rëndësishëm në klub”.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë me tullacët legjendarë (Foto)

“Ai preferon të jetë lojtar kyç në ekipin e parë këtu, se sa zëvendësues te Barcelona”, ka shtuar Halis.

Vlen të theksohet se gjatë janarit Barça huazoi mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo. /Telegrafi/