Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, ka deklaruar se raportimet se ai është takuar me Manchester Unitedin për një transfer rekord të klientit, janë tërësisht të pavërteta.
Të martën u raportua se superagjenti ishte nisur drejt Anglisë për të kompletuar marrëveshjen mes futbollistit dhe Unitedit, pas katër vjetëve të kaluara te Juventusi.
“Gjithçka që ju lexoni janë gjepura”, ka deklaruar Raiola për “Goal”. “Kjo është e gjitha”.
Pogba thuhej se është afër kalimin te Unitedi për më shumë se 125 milionë euro.