Site icon Telegrafi

Agjenti shqiptar i Joveticit flet për të ardhmen e lojtarit

Agjenti i Stevan Jovetic ka thënë se lojtari i tij nuk do të largohet  nga Interi, pasi është i lumtur aty. 

Malazezi erdhi si huazim nga Manchester City, por me marrëveshje për ta blerë në fund.

Flitet se marrëveshje do të arrihet për 14.5 milionë, por Interi dëshiron ta shes menjëherë pasi të paguajë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

“Ai është i lumtur në Inter. Ai është i lumtur dhe do të qëndrojë këtu”, ka thënë agjenti shqiptar Fali Ramadani.  /Telegrafi/

Exit mobile version