Agjenti i mbrojtësit të Romës, Antonio Rudiger thuhet se ka fluturuar në Londër për të diskutuar një marrëveshje të mundshme me Chelsean.
Giallorossët duket se ishin në prag të shitjes së Kostas Manolas në Zenit St Petersburg, por kjo marrëveshje duket se ka dështuar.
U njoftua më herët sot se mbrojtësi grek mund të lëvizte në Angli, por Sky tani po raporton se ai mund të qëndrojë, ndërsa Rudiger do të ishte ai që do të shkonte në Ligën Premier.
Është raportuar se Chelsea ka hapur diskutime rreth Rudigerit, dhe vëllai dhe agjenti i tij aktualisht po shkojnë në Londër për bisedime.
Mbrojtësi gjerman u bashkua me klubin romak në vitin 2015 për një huazim prej katër milionë eurosh, përpara se të blinte në mënyrë përfundimtare për nëntë milion euro verën e kaluar. /Telegrafi/