Site icon Telegrafi

Agjenti i Rudigerit fluturon në Londër për të kryer marrëveshjen me Chelsean

Agjenti i Antonio Rudiger është në Londër për negociatat finale me Chelsean, edhe pse mbrojtësi i Romës do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Los Angelos.

Marrëveshja thuhet se është kryer javën e kaluar për 35 milionë euro plus katër milionë tjera në formë bonusesh në bazë të performancave.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Chelseat për Rudigerin?

Sipas burimeve të shumta në Itali dhe Angli, agjenti i Rudiger ka mbërritur sot (e shtunë) në Londër për të punuar rreth kushtet personale.

Reprezentuesi gjerman është aktualisht në pushime në Amerikë pas Kupës së Konfederatave, kështu që do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në LA.

Lexo po ashtu Rudiger, javën tjetër testet mjekësore te Chelsea  

Ky transferim ka marrë kohë shumë më tepër se sa pritej, kryesisht për shkak se sezoni zyrtar i Rudiger përfundoi vetëm të dielën e kaluar.

Megjithatë, mediat italiane kishin pak dyshime se do të përfundonte.

Rudiger ishte fillimisht jashtë tregut, por Kostas Manolas refuzoi të përfundonte një transferim në Zenit St Petersburg, dhe kjo nxiti Romën që të shes qendërmbrojtësin tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version