Agjenti i Daniele Basellit ka konfirmuar se Roma e kërkoi mesfushorin e Torinos gjatë janarit, por ka thënë se do ta shohin çfarë do të ndodh gjatë verës.
24-vjeçari italian ka qenë njëri nga futbollistët kryesor të skaudrës ‘Granata’ në vitet e fundit.
Paraqitjet e tij superiore kanë çuar në thashethemet se ai mund të lëviz nga Toniro në një nga skuadrat kryesore të Serie A.
Skuadra e Romës është shumë e interesuar për shërbimet e tij, teksa këtë gjë e ka konfirmuar agjenti i mesfushorit, i cili e refuzoi gjatë janarit.
“Roma? Nuk kishte asgjë në janar” ka konfirmuar Giuseppe Riso në një intervistë për Tuttomercatoweb.
“Tani ne do të shohim se çfarë ndodh në qershor”, përcjell Telegrafi.
“Është ende herët për të folur për tregun e transferimeve të verës, por Daniele është një lojtar i denjë për një klub të madh”, përfundoi agjenti i Basellit.
Çmimi i Basellit mendohet të sillet rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/