Site icon Telegrafi

Agjenti i Rakiticit, Canales: Lojtari dëshiron të mbetet te Barcelona

Ivan Rakitic (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Agjenti i kroatit Ivan Rakitic, Arturo Canales ka insistuar se mesfushori dëshiron të mbetet te Barcelona përkundër spekulimeve për një largim gjatë verës.

Marrëveshja aktuale e kroatit në Camp Nou shkon deri në verën e vitit 2021.

Barcelona nënshkroi me mesfushorë si Arturo Vidal e Arthur Melo verën e kaluar dhe kanë një marrëveshje për të nënshkruar Frenkie De Jong këtë verë dhe me këtë kanë dalë thashetheme për një largim të Rakitic.

Lexo po ashtu Chelsea mendon për afatin kalimtar të verës, objektivi Rakitic

Sipas mediumit Diario Sport, mesfushori qendror ka tërhequr interesim nga një numër klubesh përfshirë Chelsean dhe Interin, por agjenti i tij ka thënë se Rakitic dëshiron të mbetet në Camp Nou.

“Ivan dëshiron të largohet nga Spanja në verë? Kjo nuk është e mundur”,  ka thënë fillimisht Arturo Canales nga Diario Sport.

Javën e kaluar në ceremoninë e shpërblimeve të El Mundo Deportivo, vetë Rakitic tha: “Do të doja të rinovoja dhe të qëndroja për shumë vite”.

Lexo po ashtu E ardhmja e Rakitic në pikëpyetje, Barcelona ende nuk ka vendosur për kroatin

Rakitic synon të fitojë titullin e tij të katërt të ligës në pesë vjet me Barçën, me të cilët ai u bashkua nga Sevilla në verën e vitit 2014 për 18 milionë euro.

Kroati ka fituar edhe katër trofe të Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar 33 gola në 244 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version