Vëllai dhe njëherit agjenti i Ivan Rakiticit ka insistuar se klienti i tij është ‘i lumtur’ në Barcelonë, por të ardhmes së tij nuk i dihet.
Gazeta Mundo Deportivo më herët gjatë ditës raportoi se Interi ishte afër të pranonte transferimin e kroatit për një shifër prej 50 milionë eurosh.
Përfaqësuesi i tij ishte i shpejtë për të frenuar çdo lajm për një lëvizje të mundshme kur ai foli për Tuttomercatoweb, por nuk refuzoi një largim të Rakiticit nga Barcelona.
“Sot situata është e lehtë për t’u shpjeguar: Rakitic është shumë i lumtur në Barcelonë. Barca është një nga klubet më të mëdha në botë dhe Ivan është i lumtur që është pjesë e tyre”, ka thënë fillimisht Dejan.
“Megjithatë, nuk mund të them se çfarë do të jetë e ardhmja e tij. Sezoni nuk ka përfunduar akoma, kanë mbetur ende disa ndeshje”.
“Ivan dëshiron të përqendrohet në finalen e Copa del Rey kundër Valencias dhe ai dëshiron të sjellë në shtëpi një tjetër trofe”.
“Ai ka pasur një sezon të mirë dhe shumë në Barcelonë mendojnë kështu. Sa për ndeshjen me Liverpoolin, kjo ishte një lojë për të gjithë, por kjo nuk largohet nga viti i mirë që Barca kishte”, përfundoi vëllai i Rakitic.
31-vjeçari ka luajtur 51 herë në të gjitha garat për Blaugranët këtë sezon, ndërsa kontrata e tij nuk skadon deri në vitin 2021. /Telegrafi/