Super-agjenti Mino Raiola pritet të aterojë në qytetin e Mançesterit këtë javë për të diskutuar të ardhmen e klientin të tij, Paul Pogba.
Sipas mediumit anglez The Mirror, e ardhmja e Pogbas do të zgjidhet në ditët në vazhdim kur agjenti i tij Raiola të fluturojë në Angli.
Raiola do të mbajë bisedime me hierarkinë e Djajve të Kuq rreth një largimi të mesfushorit francez.
Mediumi anglez raporton se Raiola mund të ndërmjetësojë një lëvizje prej 100 milionë funtesh apo 113 milionë eurosh në Barcelonë.
Pogba ka luftuar për të prodhuar më të mirën për nën drejtimin e Jose Mourinhos në Old Trafford, të cilën nuk ka arritur dhe ishte larg nga paraqitjet e tij të mira në Kupën e Botës këtë verë.
25-vjeçari ishte vendimtar për suksesin e vendit të tij në Rusi, ku u shpallën kampion bote pasi mposhtën Kroacinë në finale.
Mourinho është dukshëm i zhgënjyer me mungesën e investimit të klubit të tij në afatin kalimtar të transferimeve këtë verë dhe do të ngurrojë të lërë Pogba të largohet pa një zëvendësim.
Megjithatë, mediat raportojnë se Pogba tashmë ka pranuar kalimin në Camp Nou dhe ka zgjedhur numrin 8, i cili ka mbetur i lirë pas largimit të legjendës Andres Iniesta. /Telegrafi/