Super agjenti, Mino Raiola, ka thënë se Paul Pogba mund të bëhet lojtar i Manchester Unitedit gjatë kësaj jave.
Daily Star shkruan se Juventusi ka pranuar ta shesë yllin e madh për një shumë prej mbi 130 milionë eurosh.
Raiola ka pranuar se marrëveshja është afër kompletimit.
“Mendoj se marrëveshja mund të përfundohet brenda javës së ardhshme”, potencoi dikur picameni, tash super agjent.
Pogba duhet të kthehet te Juventusi nga pushimet më 6 gusht, por kjo besohet se nuk do të ndodhë pasi marrëveshja po kërkohet që të mbyllet më herët. /Telegrafi/