Site icon Telegrafi

Agjenti i Pastores: Huazimi te Interi, i pamundur

Agjenti i Javier Pastores ka thënë se është i pamunduar huazimi i klientit të tij nga Paris Saint-Germaini te Interi.

Marcelo Simonian, përfaqësuesi i mesfushorit argjentinas, ndodhet në Milano për të biseduar me Nerazzurrët, mirëpo duket se nuk do të ndodhë transferimi në këtë afat kalimtar.

(Foto: Getty Images)

28-vjeçari është përfshirë në skuadrën e PSG-së në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Stade Rennais dhe kjo nënkupton se klubi francez nuk e ka në plan ta lejojë largimin e tij.

Lexo po ashtu Zhvillime për Pastoren, duhet vetëm "drita e gjelbërt" e pronarëve kinezë

“Fakti që ai po luan, nuk ndryshon asgjë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Simonian për Sky Sport Italia.

Agjenti ka folur edhe për FCInter1908.it duke sqaruar se huazimi është një opsion i pamundur.

(Foto: Getty Images)

“Pastore te Interi, si huazim, nuk mund të ndodhë”, citohet të ketë thënë ai.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në orët në vijim kur kihet parasysh se nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në mbyllje të afatit kalimtar të janarit.

Argjentinasi është pjesë e PSG-së nga viti 2011 kur u transferua nga Palermo, prandaj ai e njeh lojën në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version