Agjenti i sulmuesit Romelu Lukaku, Federico Pastorello ka konfirmuar se belgu është i lumtur te Interi.
Interi po përjeton një verë jo edhe aq të qetë, pasi trajneri Antonio Conte u largua vetëm disa ditë pasi klubi festoi titullin kampion në Serie A.
Largimi i Contes thuhet se erdhi pasi drejtuesit e klubit nuk e siguruan për financa të qëndrueshme dhe mos-largimin e asnjë prej yjeve të ekipit.
Kjo ka bërë që emri i Lukakut të jetë njëri nga lojtarët më të përfolur për t’u larguar nga Interi.
Megjithatë, agjenti i sulmuesit belg, Pastorello ka konfirmuar se Lukaku është i lumtur dhe situata e tij është e qetë.
“Romelu është i lumtur këtu në Inter, ai ka një kontratë … kështu që nuk ka asnjë problem, situata është e qetë”, ka thënë Pastorello për Sky Sport.
Edhe vet Lukaku para disa ditës ka thënë se ndihet i lumtur te Interi dhe mezi pret të punojë me trajnerin e ri, Simone Inzaghi. /Telegrafi/