Telegrafi

Agjenti Pastorello: Lukaku është sulmuesi më i mirë në botë

Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello beson se belgu është ‘sulmuesi më i mirë në botë’ dhe shpjegon sekretin pas paraqitje të tij në Inter.

Lukaku po shkëlqen me Interin dhe pas kësja kanë ardhur fjalët më të mira nga agjenti i tij, Pastorello.

“Lëvizja e tij në Itali ishte vendimi i duhur, zgjidhja më e mirë”, ka thënë fillimisht Pastorello për Sky Sports UK.

Lexo po ashtu Zbulohet lista me dhjetë sulmuesit më të mirë në futbollin botëror

“Inter është një familje e madhe dhe tifozët janë krejtësisht të çmendur për të. Romelu është një lojtar modern dhe një person i ndjeshëm”.

“Ai ka nevojë për ndjenjën e dashurisë, kur ndien afeksionin e të gjithëve, ai bëhet vërtet më i miri që tregu mund të ofrojë dhe natyrisht Interi dëshiron ta mbajë atë”.

Lexo po ashtu Trajneri Roberto Martinez: Belgjika krenohet me Lukakun

“Për sa i përket cilësisë, qëndrimit dhe mentalitetit, ai aktualisht është sulmuesi më i mirë në botë”, përfundoi agjenti i njohur.

Lukaku pati një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit me gjashtë gola në pesë ndeshjet e para në të gjitha garat. /Telegrafi/