Agjenti i anësorit të majtë, Emerson Palmieri, ka konfirmuar se Roma dhe Chelsea janë në negociata për klientin e tij, teksa ka thënë se do të ishte një ëndërr për të punuar me Antonio Conten.
Braziliani ka dalë si kandidati kryesor për afatin kalimtar të transferimeve të janarit, pasi Juventusi nuk do ta shesë Alex Sandron për më pak se 70 milionë euro.
Nga ana tjetër, Roma i kanë vënë një çmim prej 30 milionë eurosh Emersonit, i cili sapo është kthyer nga një lëndim i ligamentit të kryqëzuar anësor.
Ky çmim ashtu sikurse edhe lojtari i kanë pëlqyer jashtë mase Bluve të Londrës, të cilët kanë filluar bisedimet me kampin e lojtarit dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.
“Nuk ka asgjë të sigurt ende, ne jemi në një fazë të diskutimit dhe vlerësimit”, ka thënë fillimisht agjenti Fernando Garcia për Calciomercato.com.
“Chelsea është një mundësi konkrete, absolutisht. Tani të dy klubet po flasin, do të shohim nëse arrijnë një përfundim pozitiv”.
“Nuk kam udhëtime të planifikuara për në Itali, të paktën për momentin, ndërsa po presim zhvillimet”.
“Natyrisht, Emerson do të donte të luante në Ligën Premier dhe do të ishte një ëndërr për të punuar me Conten, pasi ai është ndër trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi agjenti i Palmierit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yaLxNd-HPQM