Site icon Telegrafi

Agjenti i Ozyakup tregon emrat e klubeve që kanë shfaqur interesim për mesfushorin turk

Oguzhan Ozyakup gjatë një ndeshje me Turqinë (Foto: Getty Images)

Agjenti i Oguzhan Ozyakup tregon se shumë klube dëshirojnë mesfushorin e Besiktasit, i cili për të ardhmen e tij do të vendos në dy javët e ardhshme.

25-vjeçari është një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve dhe këtë e konfirmoi edhe agjenti i lojtarit.

“Mund të konfirmoj se Lazio, Marseille, Everton, Milani dhe Valencia janë duke e ndjekur Oguzhan dhe kanë shfaqur interesim për atë”.

Lexo po ashtu Lojtarët që anglezët ua shqiptojnë emrat me vështirësi, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë (Foto)

“Ne do të marrim një vendim për të ardhmen në dy javët e ardhshme”, ka thënë Kees Vos për Liverpool Echo.

Ozyakup është lindur në Holandë, por ka përfaqësuar Turqinë në 30 ndeshje, përfshirë edhe Euro 2016.

John Stones në tentim për të ndalur Oguzhan Ozyakup gjatë ndeshjes së vitit 2016 (Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se ai është produkt i sistemit të të rinjve të Arsenalit.

Turku ka shënuar shtatë gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Owhs4f0m5mg

Exit mobile version