Agjenti i Leonardo Bonucci ka pranuar se mbrojtësi mund të transferohet nga Juventusi te Milani, por duhet të presim deri në përfundimin e kësaj tratative.
Në një zhvillim të bujshëm, Milan thuhet se po negocion çmimin me Juventusin për Bonuccin, pasi ranë dakord me kushtet për reprezentuesin e Italisë.
Edhe agjenti i mbrojtësit italian, Alessandro Lucci ka ushqyer spekulimet më tej duke refuzuar të lëshonte ndonjë mohim.
“Nuk kam ndonjë ndjenjë në këtë moment, ne vetëm duhet të presim”, ka thënë Lucci për Calciomercato.com kur u pyet për lëvizjen mahnitëse të Bonuccit te Milani.
Lucci është ndër më agjentë më të ngarkuarit në afatin kalimtar të kësaj vere, me Andrea Bertolaccin dhe Juan Cuadrado midis klientelës së tij. /Telegrafi/