Një nga agjentët e Neymarit, Wagner Ribeiro, po qëndron në Paris në një nga hotelet prestigjioze teksa është duke punuar në fazën finale të negociatave për transferimin e brazilianit te PSG.
Gjithçka po bëhet gati që të ndodhë transferimi më i madh në histori të futbollit.
Sulmuesi brazilian tashmë u ka thënë lamtumirë bashklojtarëve të tij, teksa një nga agjentët e tij, Wagner Ribeiro është tashmë në Paris pasi udhëtoi prej Brazilit, për të përshpejtuar negociatat me klubin francez.
Vet agjenti ka treguar se është në Paris, ku në Twitter ka postuar një foto me pamje kah kulla e Eiffelit, me një mesazh interesant.
“I mrekullueshmi Paris, me kullën Eiffel, verën, gastronominë dhe FUTBOLLIN”, ka shkruar agjenti i superyllit brazilian.
Tashmë edhe Barcelona ka konfirmuar se Neymar ka lejen e trajnerit Ernesto Valverde për të mos u stërvitur me skuadrën deri në një zgjidhje për të ardhmen e tij. /Telegrafi/
Paris maravilhosa , da Torre Eifel, do vinho, da gastronomia e do FUTEBOL. pic.twitter.com/iuWuRM6moW
— Wagner Ribeiro (@wagneribeiro_) August 2, 2017