Telegrafi

Agjenti i Mohammed Kudus zbulon se si dështoi transferimi te Chelsea shkaku i taktikave ‘qesharake’

Agjenti i Mohammed Kudus ka kritikuar Chelsean për taktikat e tyre qesharake të transferimeve.

Blutë u lidhën me asin ganez gjatë afatit kalimtar të verës.

Lojtari 23-vjeçar ra dakord për kushtet personale me londinezët perëndimor dhe madje pretendohet se ka folur me Mauricio Pochettinon.

Lexo po ashtu Chelsea 2-2 Arsenal, gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

Lëvizja dështoi, megjithatë, sepse Chelsea nuk do t’i ofronte Ajaxit më shumë se 20 milionë euro – më pak se gjysma e tarifës prej 40 milionë për të cilën ai përfundimisht shkoi në West Ham.

Duke folur për RMC Sport për ndjekjen e çuditshme të Bluve, agjenti i Kudus, Jen Mendelewitsch tha: “Ne arritëm një marrëveshje me Chelsean, ne ramë dakord për kontratën me ta, por marrëveshja nuk u krye”.

“Ai foli me trajnerin, por në fund nuk ndodhi sepse Chelsea i bëri një ofertë qesharake Ajaxit”.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i kombinuar para derbit mes Chelseat dhe Arsenalit

“Nuk ka pasur kundërofertë. Chelsea e bëri këtë me shumë lojtarë këtë verë, duke bërë oferta shumë të ulëta për klubet duke e ditur se ata nuk do të pranoheshin”, ka vazhduar ai.

Mendelewitsch më pas zbuloi pse mendon se Blutë u sollën kaq çuditërisht.

Ajo shtoi: “E vërteta është se ata ishin plotësisht të fokusuar në transferimin e (Moises) Caicedo, i cili mori të gjithë energjinë e tyre”.

Lexo po ashtu Liga Premier merr vendim për flamujt e Izraelit dhe Palestinës në ndeshje

Kudus nuk ka nisur ende një ndeshje në Ligën Premier nën drejtimin e trajnerit të Hammers, David Moyes.

Por, ai arriti të shënonte golin e tij të parë nga bankina herën e fundit, duke shënuar golin e barazimit në minutën e fundit kundër Newcastle. /Telegrafi/