Site icon Telegrafi

Agjenti i mesfushorit në SHBA, Ozil pranë DC Unitedit

Agjenti i Mesut Ozil ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për t’u takuar me zyrtarë e klubit të D.C Unitedit.

Erkut Sogut u takua me drejtuesit e klubit, Jason Levien dhe Sam Porter, ku kanë diskutuar rreth mundësisë së transferimit të turko-gjermanit në skuadrën e MLS-it, raporton Washington Post.

Raportimet pretendojnë se transferimi do të ndodhte në fillim të vitit të ardhshëm pas përfundimit të sezonit aktual të Ligës Premier.

DC do të jetë pa yllin kryesor të ekipit, kur në janar do të largohet Wayne Rooney, i cili do të bashkohet me Derby Countyn.

Kujtojmë se mesfushori me tipare sulmuese nuk ka luajtur për Gunners që nga momenti kur u bë viktimë e një grabitësi në Londër.

Ndryshe, Ozil ishte raportuar se do të transferohej në njërën prej dy ekipeve turke- Fenerbahçe ose Galatasaray. /Telegrafi/

Exit mobile version