Site icon Telegrafi

Agjenti i Lukakut zbulon se si refuzimi i Dybalas ndaj Unitedit bëri që belgu të kalonte te Interi

Romelu Lukaku

Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello ka zbuluar se belgu ka dashur gjithmonë që të kalonte te Interi, por refuzimi i Paulo Dybalas që të kalojë nga Juventusi te Manchester Unitedi, ishte vendimtar.

Sulmuesi ka zbuluar se ishte shumë afër të kalonte te Zonja e Vjetër, por më pas kishte ndarë mendjen që të kalonte te Nerazzurët.

Tani, përfaqësuesi i tij ka dhënë detaje të mëtejme rreth mënyrës se si u kompletua transferimi.

“Romelu kishte bërë publike dëshirën e tij për t’u larguar nga Liga Premier. Ai kërkonte dashuri dhe ndryshim dhe ai menjëherë kishte ndjenjën se ishte më shumë i dashur të tifozët e Interit se te ata të Juventusit”, ka thënë Pastorello.

“Zonja e Vjetër është skuadër më e mirë, të gjithë do të ishin të kënaqur me transferimin e Lukakut atje, por Interi e respektoi më shuam dhe ai ndau mendjen që të shkonte atje”.

Lexo po ashtu Lukaku për coronavirusin: Në Itali dëgjohen vetëm sirena ambulance, nuk luajmë në këtë gjendje të jashtëzakonshme

“E kam thënë edhe më parë, refuzimi i Paulo Dybalas ndaj Manchester United ishte vendimtar për marrëveshjen tonë. Kjo është deri më tani marrëveshja më e madhe që kam arritur”, ka shtuar më tej ai.

Lukaku është përshtatur mjaftë mirë në Serie A dhe është bërë vendimtar në strategjitë e Antonio Contes. /Telegrafi/

Exit mobile version