Agjenti i Manuel Locatelli ka konfirmuar se Juventusi donte të nënshkruante yllin e Sassuolos verën e kaluar dhe zbulon se një lëvizje në Torino mund të ndodhë në fund të sezonit.
Stefano Castelnuovo ka dhënë një intervistë për gazetën Tuttosport përpara ndeshjes Juventus-Sassuolo të kësaj mbrëmje. Trajneri i Zonjës së Vjetër, Andrea Pirlo, ishte idhulli i Locatelli kur ishte fëmijë.
“Manuel kishte posterin e Pirlos në dhomën e tij dhe do të jetë emocionuese të përballet me të këtë mbrëmje”, ka thënë fillimisht Castelnuovo.
“Sidoqoftë, ai nuk do të ndikojë tek ai, ndeshjet e mëdha janë ato që ai preferon, ai gjithmonë jep më të mirën e tij”.
“Juventus ishte i interesuar ta nënshkruante atë gjatë verës, por klubet nuk arritën një marrëveshje. Mund të ndodhë këtë vit”.
“Manuel është duke bërë mirë me Sassuolon, ai nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe nuk ishte diçka për të marrë si të mirëqenë”.
“Unë jam i lumtur që ai ka bërë debutimin e tij me Italinë dhe gjithçka është ende e mundur me Juventusin, ndoshta ne do të jemi më me fat në verë”.
“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sassuolon, klubi është me të vërtetë ambicioz. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Nëse vjen një ofertë e bukur, do të ishte mirë që të gjithë të gjejnë një marrëveshje. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Sassuolos”, përfundoi agjenti i italianit. /Telegrafi/